Mbledhja e komissionit | Foto: KALLXO.com

Miratohet raporti vjetor i ZRrE-së për 2017-ën

Komisioni për Zhvillim Ekonomik miratoi raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2017

Në komision raportin e prezantoi Arsim Janova nga ZRRE.

Ai deklaroi se gjatë vitit që shkoi u prodhua më pak energji në Kosovë në krahasim me 2016-ën.

“Prodhimi në 2017 ka qenë më i ulët se në vitin 2016 për shkak të punimeve ne Hade dhe Shipitullë çka ka bërë që të rritet importi i energjisë dhe rrjedhimisht është rritur vlera e arkëtuar nga konsumatorët”, tha Janova.

Ai foli për vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me faturimin për komunat veriore të vendit.

“ZRrE është përballur edhe me lëndë në gjykata një ndër to ka qenë edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për energjinë e pafaturuar në katër komuna serbe”, tha Janova.

Në shtator të vitit të kaluar gjykata pezulloi vendimin që energjia elektrike e shpenzuar në veri të vendit t’u faturohet qytetarëve të pjesës tjetër të Kosovës.

http://kallxo.com/gjykata-vendos-per-faturimin-e-rrymes-ne-veri/

Janova, edhe pse tha se janë licencuar edhe dy operatorë nergjie, e pranoi se ende nuk ka liberalizim të tregut të energjisë në Kosovë, pasi KESCO është operatori i vetëm në tregun kosovar.

Hykmete Bajrami tha se në Kosovë ka monopol në tregun e energjisë.

Në fund me vota unanime u votua raporti i ZRrE-së.