Foto: IHMK.
Instituti Hidrometeorologjik publikon raportin e muajit shkurt për cilësinë e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar raporti e muajit shkurt 2023, për cilësinë e ajrit në Republikën e Kosovës.
IHMK bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë vendin, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Sipas IHMK-së, shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë, dhe ligjeve vendore, duke respektuar këto kritere stacionet janë shpërndarë në 9 komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Brezovicë, Hani i Elezit dhe Gjilan.
Për më shumë informacione mund ta lexoni raportin e plotë.