Ekipi i LDK-AKR në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

LDK-AKR Premton Trefishimin e Buxhetit për Bujqësi

Përfaqësuesi i koalicionit, LDK-AKR-Alternativa, Nehat Emërllahu, gjatë debatit shpalosi programin e koalicionit të tij, në lidhje me bujqësinë.

“Sipas programit LDK-AKR-Alternativa, programi konsiston në bujqësi si prioritet në bizneset e mëdha dhe të vogla, biznese familjare, e industri. Bujqësia do të ketë trefishim të buxhetit do të ketë rritje të subvencioneve,  krijim të pikave grumbulluese, themelimi i tri platformave agro-ekonomike, zvogëlimi i importit e kështu me radhë”, tha Emërllahu.

Ndërsa përfaqësuesja tjetër e pot ë njëjtit koalicion, Hykmete Bajrami, tha se fokus i koalicionit është përmirësimi i ambientit.

“Është si fokus i parë është përmirësimi i ambientit të biznesit ne kemi punuar shumë dhe të gjithë indikatorët janë kthyer nga ata negative në atë pozitiv”, tha Bajrami

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka sjellë përfaqësues të vet as në debatin e sontëm Pernime që po transmetohet në TV 21.

Debati zgjedhor temë e të cilit është Industria e Bujqësia ka mbledhur përfaqësues të të gjitha subjekteve politike, përveç PDK-së.

Ky është debati i tetë me radhë në kuadër të fushatës zgjedhore që po bojkotohet nga PDK. Kjo parti po kërkon hapësirë më të madhe për vete dhe partitë që i mbledh në koalicion (AAK e NISMA), se sa subjektet tjera në garën zgjedhore, koalicionin LDK-AKR dhe partinë politike Vetëvendosje.

Komisioni i Pavarur për Media, javën e kaluar, kishte vlerësuar se kërkesa e PDK-së për hapësirë më të madhe në debat se subjektet tjera, është e kundërligjshme.

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm: