Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, Foto: KALLXO.com

Deputetja e LDK-së kritikon vendimin e Qeverisë Kurti: Varfëria nuk zgjidhet me 100 euro

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët.

Për Bajramin, ndarja e këtyre shtesave nuk është zgjidhje për varfërinë në Kosovë.

“Me qenë zgjidhja 100 euro në vit të garantoj që fjalën varfëri në Kosovë nuk e kishe dëgju kurrë.  Derisa Qeveria jote po i ndan mbi 50 milionë ndihma për fëmijë dhe të moshuar në këtë fundvit, remitencat e mërgatës tonë janë mbi 1.2 miliardë euro në vit. Ku mendoni se shkojnë 1.2 miliardë euro remitenca?”- ka shkruar ajo në Facebook.

Deputetja Bajrami ka thënë se Qeveria duhet të krijojë kushte për vende të reja të punës.

“Qeveria është e mandatuar për të krijuar kushte për arsim cilësor dhe ambient të mirë të biznesit, ku krijohen vende pune e gjenerohen të hyra të vazhdushme, por për këtë duhet komptencë dhe vullnet për punë, cilësi këto që ministrat e Kurtit nuk i kanë”- përfundoi Bajrami.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimet për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, për muajin dhjetor.

Qeveria miraton vendimet për shtesa prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët