ARKIV - Përleshje mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan. FOTO: Screenshot REL.

Sulmi nga i cili mbetën të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it në Zveçan, Gjykata vendos për të akuzuarin me nofkën 'Rusi'

Nenad Orloviq me nofkën ‘Rusi’ është shpallur fajtor dhe është dënuar me 15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë nën akuzën për sulm ndaj trupave të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në Zveçan në maj të vitit 2023.

Orloviq akuzohet se më datë 29.05.2023, në intervalin kohor duke filluar nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, në koordinim me shumë të pandehur tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë në grupin e personave ku përmes dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFORI-it. Këtë sipas Prokurorisë e kanë bërë duke përdorë mjete të forta e shpërthyese të improvizuara si dhe armë të zjarrit, nga të cilat janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFORIT-it, 3 nga ta nga predhat e armëve të zjarrit.

Shpallja e aktgjykimit u bë nga gjyqtarja Valbona Musliu- Selimaj, në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës tw hwnwn mw 24.06.2024.

Të akuzuarin Nenad Orloviq, gjykata për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” i shqiptoi dënim me 15 muaj burgim, ndërsa për veprën penale  “Pjesëmarrje në trumë dhe huliganizëm” i shqiptoi dënim me 12 mijë euro gjobë.

Dënimin me gjobë i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi apo me pëlqimin e tij dënimin me gjobë mund ta paguajë edhe me këste.

Në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mundet ta paguajë dënimin me gjobë, ky dënim do t’i zëvendësohet me dënim me burgim duke iu llogaritur 20 euro për një ditë burgimi.

Me aktvendim të veçantë të akuzuarit Orloviq i vazhdohet masa e paraburgimit deri në kohëzgjatjen e dënimit, por jo më shumë se sa dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatëse Themelore.

Po ashtu obligohet i akuzuari që në emër të shpenzimeve paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 100 euro, si dhe 100 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Kjo çështje penale ka marrë epilog pasi Prokuroria dhe i akuzuari Nenad Orloviq kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë.

Kjo marrëveshje është aprovuar nga Gjykata.

Foto nga seanca e datës 21.06.2024

Dosja e Prokurorisë

Sipas aktakuzës të datës 11.06.2024, i akuzuari Nenad Orloviq akuzohet se më datë 29.05.2023, në intervalin kohor duke filluar nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, në koordinim me shumë të pandehur tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë në grupin e personave ku përmes dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFORI-it. Këtë sipas Prokurorisë e kanë bërë duke përdorë mjete të forta e shpërthyese të improvizuara si dhe armë të zjarrit, nga të cilat janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFORIT-it, 3 nga ta nga predhat e armëve të zjarrit.

Përveç ushtarëve të KFOR-it, të lënduar kishin mbetur edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare.

Me këto veprime i akuzuari në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Orloviq akuzohet se më datë dhe kohë të njëjtë në koordinim me të pandehurit tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar qe të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit, duke vepruar në kundërshtim me urdhërat e KFOR-it, kanë shkaktuar dëme materiale në automjetet e KFOR-it, Policisë dhe veturat e gazetarëve që e kishin mbuluar ngjarjen atë ditë.

Dosja thotë se dëmtimet përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe, duke shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë.

Me këto veprime, mbi të rëndon vepra penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Raportimet e KALLXO.com  – LINK