Mbyllja e pikëkalimit kufitar në Merdarë pas vendosjes së barrikadave nga ana e Serbisë (28.12.2022), Foto: KALLXO.com

Një person i kërkuar nga Policia e Kosovës arratiset në Serbi

Policia Kufitare e Kosovës ka njoftuar se është arratisur një i dyshuar nga Podujeva.

Në komunikatë thuhet se i dyshuari i cili ishte në kërkim të policisë është larguar me veturë në drejtim të Serbisë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 23.06.2024 rreth orës 02:00 në Merdarë.

Policia njofton se për këtë rast është njoftuar prokurori i cili edhe e ka bërë cilësimin e veprës penale.

Rasti është cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria”.