Debat Pernime, Obiliq. Foto: Kallxo.com

Kandidatët për Obiliqin Sot në Debat Pernime

Kandidatët për kryetar të komunës së Obiliqit për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sot në Debat Pernime në terminin e pasdites prej orës 13:30 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Obiliqin pas 22 tetorit, Aziz Bici (VV), Mehmet Krasniqi (LDK), Mexhid Krasniqi (NISMA), Nysret Kelmendi (PDK), Shemsedin Hashani (AKR) dhe Xhafer Gashi (AAK) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e familjarëve të kandidatëve.