Arrestohet një person, pengoi policët gjatë detyrës në Obiliq

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Raskovë të Obiliqit pasi i njëjti dyshohet se i ka penguar zyrtarët policorë gjatë tentimit për ta arrestuar.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë të datës 18.05.2024, i dyshuari kishte urdhër arrest nga gjykata.

Rasti është iniciuar nga policia si “Pengim i personit zyrtar gjatë detyrës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar zyrtaret policorë  gjatë tentimit për ta arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, për të cilin kishte urdhër arrest nga gjykata, ku i kërkuari ka arritur që të largohet në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë.