Debat Pernime, Malishevë

Kandidatët e Malishevës Nuk u 'Dorëzohen' Aktakuzave Eventuale

Kandidati i Nisma-s për Malishevën, Ragip Begaj, në Debat Pernimeka thënë se nëse ngritet aktakuzë nuk do të japë dorëheqje.

“Nuk do të jap dorëheqje, pasi aktakuzat ngritën pa baza. Por, nëse kam vendim të gjykatës menjëherë do jap dorëheqje”, ka deklaruar Begaj.

Edhe kandidati i PDK Mursel Gashi ka thënë se nëse ngritet aktakuzë ndaj tij, ai nuk jep dorëheqje.

“Nëse ngritet aktakuzë nuk jap dorëheqje, por nëse kam vendim gjykate asnjë sekondë nuk do të rri në zyrën e kryetarit”, ka thënë Gashi.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, kandidati nga Nisma Ragip Begaj dhe ai nga PDK Vesel Gashi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Malishevës.

Begaj i Nismës ka fituar në rrethin e parë 40,74 për qind të votave, ndërsa Gashi i PDK-së 27,64 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.