Mursel Gashi, PDK, Malishevë, në Debat Pernime

Gashi: Do Mbahem Mend për Modesti e Paanshmëri

Kandidati i PDK për Malishevën Vesel Gashi në Debat Pernime ka thënë se qytetarët e Malishevës do ta kujtojnë si një kryetar modest.

“Si gjatë tërë jetës time qytetarët e Malishevës në fund të mandatit tim do të më mbajë në mend për modesti, transparencë, sinqeritet dhe paanshmëri”, ka thënë Gashi.

Në pyetjen se kur do të funksionalizimet stadiumi në Malishevë nëse ai zgjedhet kryetar, ai ka premtuar se kjo do të bëhet më së largu deri në muajin qershor 2018.

“Në qershorin e vitit 2018 do të mbahet loja e parë në stadiumin e qytetit”, ka thënë Gashi.

Ai ka premtuar e të hyrat e komunës nga 6 përqind do t`i rrisë në  10 për qind në vitin e ardhshëm.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, kandidati nga Nisma Ragip Begaj dhe ai nga PDK Vesel Gashi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Malishevës.

Begaj i Nismës ka fituar në rrethin e parë 40,74 për qind të votave, ndërsa Gashi i PDK-së 27,64 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.