Vjosa Osmani: Sonte nuk mund të shpallet fituesi i zgjedhjeve

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët për zgjedhjet e qeta dhe të rregullta.

Ajo tha se do të presin numërimin e votave të mërgatës dhe votave me kusht për të ditur fituesin e zgjedhjeve të sotme të parakohshme parlamentare.

“Sonte nuk mund të shpallet fituesi”, tha ajo në një konferencë për media.

E pyetur nëse do ta urojë Albin Kurtin, Vjosa Osmani tha se në rast se Vetëvendosje fiton do ta urojë liderin e VV-së.