Foto: KALLXO.com

Dukagjin Lipa i gëzohet fitores së Albin Kurtit

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së njohur shqiptare Dua Lipa, i është gëzuar rezultateve preliminare që e nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje nga zgjedhjet e djeshme në Kosovë, në krye me kandidatin për kryeministër Albin Kurti.

Lipa përmes një postimi në Twitter ka shkruar se shpreson që koalicioni qeverisës pas zgjedhjeve të jetë i duhuri.

“Sot, djali që drejtoi protestën paqësore sapo u bë Kryeministri ynë i ri. Shpresoj që ju të bëni një zgjedhje të zgjuar të koalicionit. Çfarë dite #erdhidita”, thuhet në publikimin e Lipës.