Frashër Krasniqi.
Frashër Krasniqi e quan Vetëvendosjen ‘PDK e re’
07.10.2019 - 00:05
Pas publikimit të rezultateve gati se përfundimtare të zgjedhjeve të sotme, ku Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm, ka reaguar edhe zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi.
Ish-partinë e tij, Vetëvendosjen, Krasniqi e ka quajtur një “PDK e re”.
“PDK e vjetër po shkon. PDK e re po vjen. Lufta vazhdon, deri në arritjen e demokracisë në Kosovë!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.