Vetëvendosje feston fitoren në sheshin ‘Skënderbeu’

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar në këto momente festën pas fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.

Sipas rezultateve ende jo përfundimtare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Pas numërimit të afro 93 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me 25.81 për qind të votave, e ndjekur nga LDK me 24.92 për qind, e treta është PDK me 21.29 për qind, koalicioni AAK-PSD me 11.59, etj.

Festën Vetëvendosje është duke e zhvilluar në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Aty tashmë ka arritur edhe kreu i VV-së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.