Kandidati i PDK-se 'arsyeton' punësimet e njerëzve të afërt të partisë në ATK

KALLXO.com ka raportuar para disa javëve për punësimin e të paktën 6 inspektorëve që janë të afërt me PDK-në.

Një nga premtimet më të mëdha të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Kadri Veselit është se do ta luftoj nepotizmin.

Disa nga të punësuarit kishin lidhje direkte me PDK-në e udhëhequr nga Kadri Veseli:

I ballafaquar me këto raportime të KALLXO.com, kandidati i PDK-së për deputet në Debat Pernime, Lulzim Rafuna tha se të gjitha këta jetojnë në Kosovë dhe kanë të drejtë punë.

“Edhe ata jetojnë në Kosovë, edhe ata kanë të drejtë me punu. Aty ka njerëz të afërt të PDK-së, AAK-së, LDK-së”, është përgjigjur Lulzim Rafuna.

“Kosova është e vogël, ne kemi të afërt. Kanë hi në punë me meritë, në bazë të të gjitha procedurave dhe vazhdojnë punën”, thotë Rafuna në Debat Pernime.