Oda Ekonomike e Kosovës fillon procesin e zgjedhjes së kryetarit

Pa prezencën e mediave, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është duke mbajtur procesin zgjedhor të zgjedhjes së kryetarit.

Në garë për të parin e këtij institucioni janë 3 kandidat: Erëza Vela, pronare e kompanisë MIG Sh.p.k., pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ndërsa kandidati i tretë për kryetar të OEK është Lulzim Rafuna i cili është propozuar nga kompania “Mabetex Holding”.

Deri më tani OEK është drejtuar nga Berat Rukiqi i cili ka mbajtur këtë post që nga viti 2018.

Nesër mbahen zgjedhjet për kryetar të Odës Ekonomike të Kosovës