
Lulzim Rafuna zgjidhet kryetar i ri i Odës Ekonomike të Kosovës
Lulzim Rafuna është zgjedhur sot kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Shoqatës së OEK, Ruzhdi Kurtishaj.
“Dua të falënderojë të gjithë delegatët ata që më votuan dhe ata që nuk më votuan për pjesëmarrjen e tyre ne zgjedhjet e OEK-ut. Urime Kryetari të ri te Oda Ekonomike e Kosovës z. Lulzim Rafuna. Suksese organeve të reja të Odës Ekonomike të Kosovës!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Në garë për të parin e këtij institucioni ishin 3 kandidat: Erëza Vela, pronare e kompanisë MIG Sh.p.k., pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ndërsa kandidati i tretë për kryetar të OEK është Lulzim Rafuna i cili është propozuar nga kompania “Mabetex Holding”.
Deri më tani OEK është drejtuar nga Berat Rukiqi i cili ka mbajtur këtë post që nga viti 2018.
Në të kaluarën, Lulzim Rafuna ka qenë për një kohë të shkurtë edhe ministër në detyrë i Financave si dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza.
Oda Ekonomike e Kosovës fillon procesin e zgjedhjes së kryetarit