Foto: Kallxo.com

VIDEO – Plagosja në duar të policisë, flet familja e të dyshuarit për sulmin

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ sonte ka transmetuar rrëfimin e Liridon Osmanit nga Vushtrria i cili ka treguar ekskluzivisht se si ishte plagosur derisa ishte duke u ruajtur nga Policia e Kosovës  më 9 maj të këtij viti.

Ai ka rrëfyer momentin e plagosjes dhe mënyrën se si ishte vendosur të përcillej nga Policia e Kosovës prej stacionit policor të Vushtrrisë deri në shtëpinë e tij në fshatin Sllatinë.

Ai dyshohet se u plagos nga një anëtar i familjes Xhafa nga po i njëjti fshat. Kryefamiljari i kësaj familje Ali Xhafa tregon momentin kur ka shkuar të stacioni i policisë në Vushtrri dhe në spitalin e Vushtrrisë.

“Unë kam qenë te stacioni i policisë me herët kur kam dëgjuar se ka pasë problem Maliqi me djemtë e Selimit dhe e kam gjetur Maliqin e shtritë në spital të lënduar duke iu ofruar ndihma e shpejtë. Ka pasë lëndime trupore, ballin e qarë dhe nofkat e arkadat dhe se sipas deklaratës së Maliqit është goditë me diçka të fortë”, tha Xhafa.

Ai lutet që një incident i tillë të mos përsëritet më.

“I lëmë na organet e rendit të mira dhe të këqija këto që janë. Shumë gjak është derdh për to, nuk kam pasë qejf me na ndodhë kjo dhe kisha dashtë që kjo ngatërrese të mbetet e fundit në kombin tonë shqiptar”, theksoi Xhafa.

Emisionin e plotë të ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.