Gjykimi për vrasje

Vëllai i të ndjerës do të dëshmojë në gjykimin e burrit për vrasjen e bashkëshortes

Din Ademaj, nga fshati Trepoviq i Pejës do të dëshmojë në gjykimin e ish-dhëndrit të tij, që po akuzohet se ia ka vrarë motrën.

Kryetari i trupit gjykues Nikollë Komani tregoi se Ademaj do të dëgjohet në gjykatë më 15 korrik

Xhafer Shkodra akuzohet se e kishte vrarë bashkëshorten e tij, Rabe Shkodra me armë nga afërsia.

Aktakuza e Prokurorisë, e rëndon Xhafer Shkodrën për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe për armëmbajtje pa leje.
Në seancën e shqyrtimit fillestar, i akuzuari Xhafer Shkodra ishte deklaruar i pafajshëm.

Ai kishte thënë se nuk ka pasur për qëllim ta vrasë gruan e tij dhe se e njëjta ishte vrarë “pa hiri”.

Xhafer Shkodra gjendet në paraburgim që nga data 20 gusht 2018.

Sipas aktakuzës, për shkaqe ende të panjohura derisa i pandehuri Xhafer Shkodra dhe bashkëshortja e tij Rabe Shkodra ishin duke qëndruar në ballkonin e shtëpisë së tyre, i njëjti me një gjuajtje në gjoks në afërsi të drejtpërdrejtë e vret atë.

Aktakuza thotë se i pandehuri pas këtij momenti menjëherë është larguar ndërsa fëmijët e kishin dërguar nënën e tyre në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Ndërkaq komandanti i Policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj kishte thënë se dyshimet e para janë se incidenti është shkaktuar nga burri i saj dhe se janë vetëm dyshime për vrasje aksidentale.

Ndërsa dy ditë pas vrasjes së 61 vjeçares në Gjakovë, Prokuroria kishte ka ndërruar qasje përsa i përket kualifikimit të ngjarjes, duke e rikualifikuar si “vrasje e rëndë”.

Sipas deklaratave të familjarëve, respektivisht fëmijëve të tyre bashkëshortët kanë jetuar në harmoni dhe nuk kanë pasur probleme në mes vete dhe dyshimet e tyre janë se rasti ka qenë aksidental dhe se nëna e tyre në atë moment ka qenë duke e pastruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Bashkëshorti i viktimës ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë është arrestuar nga policia në lagjen e tij dhe bazuar në deklaratën e tij viktima kishte pasur armën në dorë të cilën ishte duke e pastruar dhe aksidentalisht i ka shkrepur.

Vrasja e gruas: Hetimet e Prokurorisë zbardhin vrasje në rastin që Policia e quajti aksident

 

 

 

12 Qershor 2019 - 14:10

Tringa Rruka 12/06/2019 - 14:10
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend