Vendosja e Tendave

Pasditen e sotme opozita ndryshoi mënyrën e protestimit.

Liderët e tri partive opozitare paralajmëruan vendosjen e tendave pas një konference për gazetarë para objektit të lejislativit.

Ata u zotuan se do të qëndrojnë nëpër tenda deri në largimin e qeverisë Mustafa Thaçi.

Opozita është duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të lira, ndërsa është zotuar se do ta pengojë edhe zgjedhjen e Thaçit President.

Zhvillimet e sotme para Kuvendit KALLXO.com i ndoqi që nga fillimi.

http://kallxo.com/live-opozita-ne-shesh/