Presidenti Thaçi gjatë inspektimit të punëve të autostradës 'Arbër Xhaferi'. Foto: Kallxo.com

Thaçi nuk Shkon në Mal të Zi për Demarkacionin

Thaçi mohoi se po shkon në shtetin fqinj për shkak të demarkacionit.

“Vizita ime ka të bëjë me 10 vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi, vizitë ku marrin pjesë edhe liderë tjerë. Nuk është vizitë që do të ketë takime për çështje të veçanta, siç është demarkacioni,” tha Thaçi.

I pyetur nga gazetarët për kërkesën e partive opozitare AAK e Nisma që marrëveshja e përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi të rinegociohet, Presidenti Thaçi tha se “duhet të kemi parasysh opinionet e secilit. Agjenda shtetërore nuk është agjendë e vetëm një partie politike”.

Ai deklaroi se Mali i Zi ka aspirata të njëjta si Kosova

“Ju e dini se Mali i Zi veç ka marrë ftesë për NATO, është vend që do i takojë aleancës euroatlantike,” tha Thaçi.

Edhe gjatë vizitës në Pejë të mërkurën, Thaçi nuk e konsideroi problem të pejanëve demarkacionin.

http://kallxo.com/thaci-shqetesimi-i-pejaneve-eshte-liberalizimi-jo-demarkacioni/