Sami Kurteshi në konferencën e VV-së

Kurteshi,Tahirit: Mos na sillni ligje kaq të mira se po na leni jashtë BE-së, prishini pak

Gjatë Seancës plenare ku po diskutohet Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, reagoi ndaj deklaratës së Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ky i fundit tha se “kemi një ndër legjislacionet më të përparuara kundër korrupsionit në Europë”.

Ndërsa, Kurteshi e demantoi këtë fakt duke e ironizuar.

“Evropa nuk po na pranon për shkak të korrupsionit, me gjasë e kemi ligjin aq të mirë sa duhet me dëmtu pak, me përkeqësu pak, mu bë si Evropa e ndoshta na pranojnë se me këtë ligj nuk na pranojnë se është tepër i mirë. Qëllimisht asnjë qeveri e pas luftës deri me tani nuk i ka kushtuar asnjë kujdes korrupsionit pasi kanë qenë shumica vetë të involvuar, prej një gjendje të varfëruar janë shndërrua në të pasur dhe nuk e arsyetojnë pasurinë”, deklaroi Kurteshi.

Ministri Tahiri i është kundërpërgjigjur Kurteshit, duke i thënë se ligji i proceduar në Kuvend nga LVV nuk e trajton aspak çështjen e ngrirjes së pasurisë gjatë hetimeve.

“Projektligjin që ju e keni procedu në Kuvendin e Kosovës nuk e trajton fare çështjen e ngrirjes së pasurisë gjatë hetimit pas ngritjes së aktakuzës e deri në përfundim. Pra nuk e keni trajtuar fare, e gjatë javës së ardhshme e ke mundësinë me u taku me ekspertët e BE, po të siguroj se kam kërkuar nga ta praktika më të mira të mundshme, absolutisht nuk kanë punu me direktivat e mia si ministër i Drejtësisë që mund të aplikohen në Republikën e Kosovës. Ne nuk mund ta fuqizojmë luftën kundër korrupsionit thjeshtë me këtë ligj, është kodi penal, kodi i procedurës penale, projektligji për informator mendoj se arrijnë me kriju legjislacionin në përputhje me legjislacionin e BE dhe do të jetë larg më i avancuar me atë që e kemi në rajon, qoftë Maqedoni, Shqipëri, Serbi apo Mal të Zi, të lutem lexoje drejt”, u shpreh ministri Abelard Tahiri.