Filharmonia mban të dielën koncert në kujtim të presidentit Ibrahim Rugova në Gjilan

Orkestra e Harqeve e Filarmonisë së Kosovës do të performojë në Akademinë Përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova në Gjilan.

Ky koncert do të mbahet ë dielën në ora 11:00 në Teatrin e Qytetit, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” që po mbahet në Gjilan.

Përmes një njoftimi në Facebook, Filarmonia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij koncerti orkestra e Filarmonisë do të interpretojë vepra nga T. Albinoni, P. Gaci, F. Ibrahimi dhe V. Beqiri.

“Orkestra e Harqeve e Filharmonisë së Kosovës do të performojë në Akademinë Përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. Në rolin e solistit do të prezantohet tenori Liridon Sadriu. Akademia përkujtimore do të mbahet në Teatrin e Qytetit në Gjilan më 21 janar prej orës 11:00”- thuhet në njoftim.

Manifestimi “Flaka e Janarit” do të mbahet deri më 31 dhjetor 2024.