Kadare mysafir nderi në Gala mbrëmjen e festivalit ‘Flaka e Janarit’ në Gjilan

Shkrimtari Ismail Kadare do jetë mysafir nderi në Gala mbrëmjen e Manifestimit “Flaka e Janarit” më 31 janar në Gjilan.

Drejtori i Kulturës në komunën e Gjilanit, Kushtrim Zeqiri në një deklarim për Kallxo.com bëri të ditur se Kadare do shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Helena Kadare.

Eventi do mbahet në rezortin ‘Vali Ranch’.

“Në Gala Mbrëmjen e cila do mbahet më datë 31, nga ora 18:00, e kanë konfirmuar ardhjen Ismail Kadare së bashku me Helena Kadarenë. Eventi mbahet në Vali ranch Resort”- deklaroi Zeqiri.

Edicioni i 33-të i “Flakës së Janarit” po mbahet me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, si: Paneli i Flakës, Ora e madhe letrare, shfaqje filmash, festivali i “Talia e Flakës”, vizita tek familjet e dëshmorëve të kombit, etj.

Manifestimi ‘Flaka e Janarit’ organizohet në nderim të dëshmorëve të kombit.

Të enjten nis manifestimi ‘Flaka e Janarit’ 2024