Dy mjekë dënohen me para nga Këshilli Etik i Odës së Mjekëve

Këshilli Etik i Odës së Mjekëve pas trajtimit të rastit të gjinekologut turk Ahmet Payasli dhe doktoreshës gjinekologe kosovare Hana Cavdërbasha i ka gjetur që të dy fajtorë në pika të ndryshme.

Ditë më parë KALLXO.com raportoi se Payasli është gjetur fajtor sepse kishte punuar pa licencë ndërsa doktoresha Çavdërbasha sepse kishte të licencuar ordinancën e doktorit Payasli në emrin e saj por punonte edhe në dy institucione të tjera private.

Këshilli ka vendosur që mjekët të dënohen me para, Payasli përveç dënimit në vlerë prej 2 mijë e 500 eurove është dënuar edhe me fshirjen nga regjistri i anëtarësisë ndërsa Cavdërbasha është dënuar më 1 mijë euro dhe qortim publik.

“Këshilli Etik pas përfundimit të procedurave ka vërtetuar përgjegjësinë etike të dy të paraqiturëve në këtë rast dhe për këtë shqiptuar ndaj njërit gjobën e përbërë në shumë prej 2,500 euro për dy shkelje të vazhdueshme dhe fshirjen nga Regjistri i Anëtarësisë për kohëzgjatje prej 1 (viti) dhe për të paraqiturin e dytë gjobën në shumë prej 1,000 euro dhe masën tjetër disiplinore të Qortimit publik” thotë Oda e Mjekëve për KALLXO.com.

Procedurat disiplinore që zhvillohen në Odën e Mjekëve të Kosovës janë procedura dyshkallëshe, tani ka përfunduar faza e vendosjes në shkallë të parë.

“ Këshilli Etik është organi i cili e ka zhvilluar procedurën e shqyrtimit të përgjegjësisë etike, profesionale dhe ligjore të paraqiturëve. Vendimi ndaj tyre është marr dhe i njëjti do tu shpallet me shkrim. Ndërkohë pasi që të përfundojë përpilimi me shkrim i vendimit disiplinor, i njëjti do tu dërgohet në formë të shkruar të gjitha palëve që kanë marr pjesë në këtë procedurë. Palët kanë të drejtë ankese, e cila i drejtohet Gjyqit të Nderit të Odës, që është organ i shkallës së dytë” thotë Oda e Mjekëve për KALLXO.com.

Deri më tani Këshilli Etik i Odës së Mjekëve ka trajtuar tri raste të natyrës së mirepo disa prej tyre në kohën kur për të janë parashtruar ankesat, çështjet janë parashkruar.

“Po ashtu një pjesë e tyre nuk e kanë kaluar standardin ligjor të ekzistimit të dyshimit të bazuar. Për shumë nga këto raste janë duke u zhvilluar procedurqat përkatëse, e që janë qoftë në fazën e hetimit nga Prokurori i Odës, qoftë në fazën e shqyrtimit nga ana e Këshillit Etik” thotë Oda e Mjekëve.

Të kontaktuar nga KALLXO.com doktori Payasli dhe doktoresha Cavdarbasha thanë se ju duhet kohë për të konsultuar avokatët e tyre për hapat e mëtutjeshme.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rrjedhën e seancave dhe vendimit të Këshillit Etik të Odës së Mjekëve.

https://kallxo.com/keshilli-etik-i-odes-se-mjekeve-shpall-fajtore-ahmet-payaslin-dhe-hana-cavderbashen/?fbclid=IëAR2ËLokREE4_JEyGMBVK6rsZc7SjtfëOrSBol_gn7CAx93nv6ËzjIeDZv80

https://kallxo.com/keshilli-etik-ne-oden-e-mjekeve-shqyrton-rastin-e-gjinekologut-payasli/

https://kallxo.com/keshilli-etik-i-odes-se-mjekeve-te-kosoves-vazhdon-shqyrtimin-e-rastit-te-mjekut-turk/