Nga seanca e mëparshme e gjinekologjut në Odën e Mjekëve

Këshilli Etik i Odës së Mjekëve të Kosovës vazhdon shqyrtimin e rastit të mjekut turk

Gjinekologu turk, Ahmet Payasli është përballur sërish më Këshillin Etik të Odës së Mjekësve të Kosovës.

Payasli sipas të gjeturave të inspektoratit shëndetësor ka punuar pa licencë pasi që licenca i ka skaduar dhe e njëjta nuk i ishte vazhduar.

Inspektorati thotë se ky doktor ka bërë shkelje të shumta si mosrespektimi i dokumentacionit në përputhje me ligjet në Kosovë.

Javën e kaluar Këshilli Etik i Odës së Mjekëve të Kosovës ka mbajtur seancën e parë shqyrtuese për rastin e gjinekologut turk Ahmet Payasli.

Ky shqyrtim ka filluar me kërkesë të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë

Në seancën kryesore të shqyrtimit doktori turk erdhi i shoqëruar me avokatin e tij Florent Latifaj i cili tha se nuk duhet të behët trajtimi i kësaj lënde nga Oda e Mjekëve.

“Doktori Ahmet Payasli është bërë anëtar i Odës së Mjekëve të Kosovës me 10.10.2018 shkeljet në bazë të raportit janë të datës 14.06.2018 do të thotë kemi të bëjmë me një rast ku dr. Payasli nuk ka qenë pjesë e Odës” tha ai.

Avokati tha se tashmë janë duke u zhvilluar disa procedura për doktorin turk  dhe nuk dihet nëse të gjitha vendimet do të jenë në përputhshmëri me njëra tjetrën.

Por doktoresha Nora Kursani nga Inspektorati Shëndetësor në inspektimet e bëra thotë se ka gjetur shkelje .

” Në ditën e parë kur shkuam për inspektim dera ishte e mbyllur por duke zbritur e takuam një njeri qe tha se e ka gruan brenda në vizite, kur doli ajo u hap dera  dhe tha që e ka kontrolluar dr.Payasli”, tha ajo.

Në pyetjen e kryesuesit se ç’farë shërbimi mori pacientja në fjale Payasli tha se atë ditë ai nuk ka pasur ndonjë paciente dhe atë ditë ai kishte qenë aty se ishte ditë Bajrami.

“Më kanë thënë se ti je drejtor dhe mund të qëndrosh aty, një paciente ka ardhur për një injeksion” tha ai.

Ndërsa doktoresha Nora Krasniqi nga Inspektorati Shëndetësor thotë se nga inspektimi i rradhës në një nga spitalet private për gjinekologji rrezulton që Payasli ka ofruar shërbime shëndetësore pa licensë.

” E kemi kontrollu listën e pacientëve dhe kemi konstatu se ka ofru shërbim shëndetësor, prerje cezariane” tha ajo.

Të gjitha këto i kundërshtoi Payasli, ai tha se nuk po e kupton konceptim e funksionimit të Odës së Mjekëve.

“Oda e mjekëve është të më mbrojë mua, për këtë arsye jam anëtarësuar në këtë institucion dhe ata asgjë nuk kanë bëre për të më mbrojtur mua” tha ai.

Payasli u pyet nëse është i çertifikuar për të kryer shërbime të frytnimit të asistuar mjekësorë.

“Unë kam punuar edhe në Irak dhe në Gjeorgji, në cdo shtet ku bëhet IVF ekziston programi i shtetit ekziston trajnimi gjashtë mujor pastaj jepet leja, në Kosove nuk ka program të çertifikimit edhe gjinekologët e thjeshtë kanë të drejtë të bëjnë IVF, unë kam certifikatë për të bërë IVF dhe e kam të përkthyer në gjuhen shqipe, kam bërë paraqitje për te marrë leje në Ministri por nuk kam marrë, në cdo shtet aty ku bëhet ivf spitalet janë në vëzhgim të shtetit por në Kosovë këta janë në vëzhgim të sektorit privat” tha ai,

Në këtë seancë u shqyrtua edhe rasti i doktoreshës Hana Cavdërbasha për të cilën thuhet se nuk i ka deklaruar orët e sakta të orarit të punës në klinikën e doktorit turk dhe në dy vende tjera të punës.  Inspektoriati thotë se ka konstatuar gjatë inspektimit se doktoresha ka qenë në një institucion tjetër privat.

https://kallxo.com/keshilli-etik-ne-oden-e-mjekeve-shqyrton-rastin-e-gjinekologut-payasli/?fbclid=IwAR0UFo5WvdDB8Y47La_JOryHS0Fw_dD68dcCbq1RSo97TBoEKJXK0JPyZoE

 

 

Ky  ishte shqyrtimi kryesor ndërsa këshilli do t’i njoftojë palët për vendimin që do të merr.