Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestim për Falsifikim të Leje-qëndrimeve Zvicerane

Sipas njoftimit të policisë, P. A. është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar “ Adem Jashari”

I  arrestuari ishte i kërkuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar kohë më parë ka kryer veprën kontrabandim me migrantë, pasi me qëllim të përfitimit material shtetasve kosovarë u ka siguruar leje-qëndrime zvicerane të falsifikuara.

Policia tregon se i dyshuari për çdo dokument të falsifikuar ka përfituar nga 2500 euro.

Pas konfiskimit të dokumentacioneve,  Agjencia   Kosovare e Forenzikës ka bërë ekzaminimin e tyre dhe të njëjtat kanë rezultuar të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.