Ilustrim

Thaçi: Rugova ishte pro shkëmbimit të territoreve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi iu është kthyer edhe njëherë temës së kufijve.

Ai ka cituar një deklaratë, të Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, që sipas Thaçit ai në 1994 kishte thënë se nuk do të lejojmë ndarje të Kosovës, por kishte qenë pro shkëmbimit të territoreve.

Thaçi nuk e ka përmendur se ku dhe për kë e ka dhënë këtë deklaratë ish presidenti Rugova.

Ndërsa ai thotë, se qëndrimi i tij si president sot është që as ndarje, as shkëmbim por korrigjim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij do të mundësonte bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës me Kosovën.

Ky është postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve “, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë. HTH