Thaçi i përgjigjet Haradinajt: Korrigjoji deklaratat

Presidenti i Kosovës, Hashim thaçi, i ka bërë sfidën më të madhe publike kryeministrit Ramush Haradinaj pas deklaratave të këtij të fundit se “korrigjimi i kufijve tashmë është opcion i vdekur”.

Në një konferencë për shtyp, të hënën, Thaçi e ftoi Haradinajn që “t’i korrigjojë deklaratat” e veta.

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjoje deklaratat e tij në lidhje me procesin e dialogut. Pa dialog nuk ka të ardhme për Kosovën. Të gjithë e dijmë se pozitat tona nuk janë të përhershme, mund të ndërrohet në rast se nuk korrigjohen”, tha ai.

Thaçi e konsideroi si “interesante” deklaratën e Haradinajt.

“Kjo tregon se ose është në humor të mirë ose ndihet komod në karrigen e vet. Një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për luftëra dhe tragjedi”, tha ai

“Nuk jam fare i shqetësuar për deklaratat populiste apo elektorale pa asnjë përmbajtje”, tha Thaçi.