Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj – Foto: Facebook/HashimThaci

Haradinaj u shpreh ‘ngushëllime’ ithtarëve të korrigjimit të kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot në Prishtinë se ideja e korrigjimit të kufijve tashmë ‘ka vendekur’ dhe u ka shprehur ngushëllime atyre që kanë pasur pretendime për ndryshim të territoreve.

“I shpreh ngushëllimet e mija për këtë ide të kufijve, pasi që mendoj se ka vdekur, dhe njëkohësisht edhe përgëzime”, ka thënë ai.

Ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë është dhënë nga Presidenti Hashim Thaçi në gusht të këtij viti, ndërsa Haradinaj vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë opsion.

Ai pas dekorimit me hartën e artë për Elena Kadaren, është shprehur optimist sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave që, sipas tij, nuk është gjendja e keqe.

“ju siguroj që nuk është keq gjendja, çdo mik që vjen në Prishtinë neve na njofton me vështirësitë që i kemi në proces për gjendjen, dhe po jua siguroj që nuk e kemi një “jo” dikun, kemi shumë punë por jam optimist që do e marrim para fundit të vitit”, shtoi Haradinaj.