Intelegjenca artificiale vjen edhe në Messenger - fillon me ngjitëse

Kompania Meta sjell intelegjencën artificiale në Messenger, shkruan Verge. Presidenti i inteligjencës artificiale të kompanisë, Ahmad Al-Dahle, u tha punonjësve se modeli gjenerues fillimisht do të përdoret për të krijuar etiketa/ngjitëse bazuar në udhëzimet e tekstit. Funksioni fillimisht do të testohet nga punonjësit, pas së cilës do të bëhet i disponueshëm për publikun.

“Me ngjitëse të krijuara nga intelegjenca artificiale, përdoruesit tanë mund të kenë mundësi të pafundme për shprehje personale krijuese, prezantim kulturor dhe madje edhe tendenca të reja”, tha Al-Dahle. “Sigurisht, ngjitësit janë vetëm maja e ajsbergut”. “Modelet e intelegjencës artificiale e ndryshojnë çdo imazh që dëshironi në çfarëdo mënyre që dëshironi”.

Meta njoftoi prezantimin e intelegjencës artificiale gjeneruese edhe pse Zuckerberg foli personalisht për krijimin e mjeteve të fuqizuara nga IA, duke përfshirë ‘përvoja’ të ndryshme të tekstit në Messenger dhe WhatsApp. Shefi i Metës u tha investitorëve në prill se Meta dëshiron t’i vërë agjentët e IA në dispozicion të miliarda njerëzve, duke theksuar se do të ndërtojë teknologjinë në WhatsApp, Messenger, Facebook dhe Instagram.

Kompania dëshiron të zhytet edhe më thellë në IA me modelin e gjuhës LLaMA dhe një model të IA me burim të hapur të lëshuar së fundmi që kombinon tekstin, të dhënat vizuale, termike dhe të thellësisë, si dhe të dhënat e lëvizjes./Verge

Përgatiti: Nuhi Shala