Surinami Njeh Pavarësinë e Kosovës

Shteti amerikano-jugor i Surinamit është bërë shteti më i ri që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministri i jashtëm i vendit me 539 mijë banorë i ka dërguar notën verbale të njohjes ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj me të cilën thotë se mezi pret që dy vendet të vendosin marrëdhënie diplomatike.

“Një lajm i jashtëzakonshëm. Suriname është shteti më i ri që njeh Kosovën dhe faleminderit presidentit Desi Bouterse të cilin pata kënaqësinë ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe qeverinë e këtij vendi. Urime të Gjithëve”, ka shkruar Hoxhaj.

Republika e Surinames tashmë është shteti i 112-të, që e njeh pavarësinë e Kosovës.

letra