Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prezantohet logo e re e FFK-së dhe fanellat e reja të̈ përfaqësueses së Kosovës

Është bërë prezantimi i logos së Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fanellat e reja të përfaqësueses së Kosovës A, në futboll.

Logoja e re iu është besuar UEFA-s.

Kurse, fanellat e reja të Kosovës janë nga kompania sportive “Fourten”.

Kosova fanellën e parë do ta ketë të kaltër me ngjyrë ari, kurse fanella e dytë është e bardhë me të zezë, e treta është e zezë me ngjyrë ari.

Bakir Burri nënkryetar i Federatës së Futbollit e Kosovës tha në konferencë për media se janë të kënaqur logon dhe fanellat e reja.

“Dëshiroj që kjo emblemë e FFK-së të pëlqehet nga të gjithë. Neve na ka pëlqyer, i ka simbolet tona. Shpresojmë që të kemi fat në këtë kompeticion me këto fanella”,  ka deklaruar Baki Burri.