Prishtina triumfon ndaj Drenicës në  “Fadil Vokrri”

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Drenicës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0.

Golin e fitores e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 83-të pas asistimit të Otto Johnit.

Pas kësaj fitoreje Prishtina ngjitet në vendin e pestë me 16 pikë.

Kurse, Drenica bie në vendin e katërt me 20 pikë.