“Plisat” e përkrahin ekipin e zemrës nga jashtë stadiumit - VIDEO

Futbolli në Kosovë ka rinisur me ndeshjen Prishtina – Drenica, e cila luhet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Për shkak të masave parandaluese ndaj coronavirusit, ndeshjet në futbollin kosovar do të luhen pa praninë e tifozëve.

Por, tifozët e Prishtinës – “Plisat” kanë gjetur një mënyrë që ta përkrahin ekipin e tyre.

Plisat janë duke e mbështetur Prishtinën nga Pallati i Rinisë dhe Sporteve me këngë.

KALLXO.com sjell pamje nga përkrahja që ata po i japin klubit të tyre të zemrës nga jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”.