Sot luhen tri ndeshjet tjera në Kupën e Kosovës

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar katër ndeshjet e para të 1/8 se finalëve në kuadër të Kupës së Kosovës në Futboll.

Sot në program janë edhe tre ndeshje tjera.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Aty, Prishtina e përforcuar këtë afat kalimtar, përballet me Drenicën.

Në ndeshjen tjetër do të përballet Fushë Kosova me Dritën dhe Ballkani me Malishevën.

Të gjitha këto ndeshje, fillojnë me fillim nga ora 13:00.