Prishtina mposht Drenicën në kryeqytet

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Alban Shillova shënoi për 1-0, në minutën e 13’.

Drenica e barazoi rezultatin në minutën e 44’ me Denissonin.

Leonit Abazi e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 62’.

Për 3-1, shënoi Muça në minutën e 71’.

Psa kësaj fitoreje Prishtina mbetet në vendin e tretë me 35 pikë, nëntë më pak se Drita që është në vendin e parë.

Kurse, Drenica në vendin e nëntë me 19 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë.