Fitore e lehtë e Prishtinës ndaj Drenicës

Prishtina e ka nisur sezonin në mënyrë fantastike duke shënuar fitore me rezultat 3-0, ndaj Drenicës.

Qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 31’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Kryeqytetasit e nisën furishëm pjesën e dytë duke kaluar në epërsi me Endrit Krasniqin në minutën e 46’.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes shënoi Otto John në minutën e 73’.

Trajneri Zekirija Ramadani ka debutuar me fitore te skuadra e Prishtinës në ndeshjen e tij të parë zyrtare me klubin nga kryeqyteti.