Munishi: Dukagjini u mbrojt me 10 futbollistë

Gjilani nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim pa gola ndaj Dukagjinit në kuadër të xhiros së tretë në Superligë.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është shprehur i pakënaqur me barazimin ndaj Dukagjinit.

Ai është shprehur se Dukagjini është mbrojtur me gjithë skuadrën në këtë takim.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin pasi çdo ndeshje hyjmë për fitore. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe luftën arritëm të krijojmë raste Dukagjini u mbrojtës shumë mirë me 10-të futbollistë ne krijuam raste të mira shënimi dhe nuk arritëm t’i shënonim. Është një kampionat i vështirë nuk ka skuadra që janë inferiore pasi po shohim befasitë që po ndodhin. Disa skuadra janë të organizuara më mirë dhe kanë fondin e mirë të lojtarëve mirëpo nuk do të thotë që do të janë vetëm këto skuadra kampionati është i luftuar mjaftë mirë dhe Drenica ka bërë gjithashtu ndeshja të mira dhe përgjithësi të gjitha ekipet janë të mira këtë edicion”, deklaroi Munishi.

Pas tri ndeshjeve Gjilani i ka grumbulluar pesë pikë, me një fitore dhe dy barazime.