Miratohet në Qeveri Projektligji për Antidopingun në sport

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar Projektligji për Antidopingun në sport.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, projektligji ka për qëllim të themelimit, organizimit dhe caktimit të kompetencave të Agjencisë Antidoping.

Ligji në fjalë përcakton rregullat themelore dhe mekanizmat që luftojnë përdorimin e substancave dhe metodave të dopingut në sport, për të mbrojtur shëndetin e sportistëve, për të garantuar drejtësi dhe shanse të barabartë në garat sportive dhe për të ruajtur integritetin e sportit, sipas njoftimit, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.

Sipas procedurave, projektligji dërgohet në Kuvend për hapat e mëtutjeshme të miratimit.