Mërgim Vojvoda futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

Mërgim Vojvoda është zgjedhur futbollisti i vitit 2020 nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Për mbrojtësin e Torinos është hera e parë që e merr këtë çmim.

Çmimin për futbollistin më të mirë të Kosovës ia ndarë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ndihmës –trajnerit të Kosovës, Muharrem Sahitit, pasi Vojvoda nuk është në Kosovë.

Vojvoda i ka falënderuar të gjithë për këtë çmim duke premtuar se Kosova do të kthehet në formë të lartë.

“Dua të falënderoj të gjithë për këtë çmim. Do të kthehemi shumë shpejt në nivele më të larta e do të aspirojmë suksese më të mëdha. Këtë e meriton Kosova, FFK-ja, populli jonë e sidomos tifozët ‘dardanët’. Dua të falënderojë gjithë bashkëlojtarët, trajnerët e gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua. Faleminderit të gjithë. Kjo është Kosova, ju dua shumë”, ka thënë Vojvoda nëpërmjet një video-mesazhi.