Tifozi i Kosovës me mesazh special për Mërgim Vojvodën (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë e humbi mundësinë që të kualifikohet në “Euro 2020”, përmes eliminatoreve pas humbjes nga Çekia me rezultat 2-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari i cili u pa më së shumti i dëshpëruar ishte mbrojtësi i krahut të djathtë Mërgim Vojvoda.

Sot Kombëtarja e Kosovës, e ka mbajtur stërvitjen e radhës para ndeshjes ndaj Anglisë që e luan të dielën.

Një numër i konsiderueshëm i fansave kanë ardhur në përkrahje të Kosovës.

Një tifoz i Kosovës, ka ardhur me një pankartë speciale për Mërgim Vojvoden.

Në mesazhin e këtij djaloshit shkruhet “Kokën lart. Keni për çka të mburreni. Krenar me ty Mërgim”, thuhet në mesazhin e tifozit special të Kosovës.