Dy futbollistë të kombëtares së Kosovës në formacionin e muajit në Itali

Dy futbollistë të kombëtares së Kosovës, kapiteni Amir Rrahmani dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda, janë zgjedhur në formacionin e muajit janar në Itali.

Rrahmani po kalon në një super formë te skuadra napolitane, Napoli. Rrahmani këtë sezon ka zhvilluar 20 paraqitje dhe ka shënuar tre gola.

Rrahmani te Napoli u transferua nga Verona në vitin 2020.

Pos Rrahmanit, në formacionin e muajit në Ligën Italiane të futbollit është zgjedhur edhe mbrojtësi tjetër dardan, Mërgim Vojvoda.

Vojvoda që luan për skuadrën e Torinos, këtë sezon ka zhvilluar 15 paraqitje dhe në 15-të paraqitje ka dhuruar 3 asistime ndërsa rrjetën nuk e ka tundur ende.

Vojvoda në Torino u transferua nga ekipi belg, St.Lige gjatë vitit 2020.