Llapi vazhdon me formë të dobët, mposhtet nga Vushtrria (Foto)

Llapi ka vazhduar me formë të dobët, pas humbjes në mesjavë nga Gjilani, tani janë mposhtur nga Vushtrria me rezultat 1-0, në stadiumin “Ferki Aliu”.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Vushtrrinë e shënoi Eri Lamçaj në minutën e 26’.

Pas kësaj fitoreje Vushtrria ngjitet në vendin e 11 me nëntë pikë.

Kurse Llapi mbetet në vendin e pestë me 20 pikë.