Rezultatet e pjesës së parë në ndeshjet Drenica-Trepça ’89, Drita – Dukagjini dhe Flamurtari – Ferizaj

Janë mbyllur pjesët e parë në tri ndeshjet Drenica – Trepça ’89, Drita- Dukagjini dhe Flamurtari – Ferizaj, që po luhen në kuadër të xhiros së 27-të në Superligë.

Flamurtari është duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 1-0, me golin e Shend Kelmendit në minutën e 43’ nga penalltia.

Pjesa e parë në ndeshjen Drenica – Trepça ’89, është mbyllur me katër gola të shënuar 2-2. Të parët që kaluan në epërsi janë mysafirët me Milot Avdylin në minutën e 7’.

Drenica e barazoi rezultatin me Alban Shillovën në minutën e 16’.

Vendasit dolën në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje me golin e Hasan Hysenit në minutën e 20’.

Trepça ’89 e barazoi rezultatin me një gol të bukur nga Engjëll Hoti.

Drita – Dukagjini është mbyllur po ashtu me barazim pa gola 0-0.