Ferizaj e demolon Trepçen ’89 (VIDEO)

Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0, ndaj Trepçës ’89, në kuadër të xhiros 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 7’ me Taulant Dajakun.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Ishte përsëri Taulant Dajaku që shënoi në këtë ndeshje për ta dyfishuar epërsinë.

Në minutën e 66’ Edon Sadriu e trefishoi epërsinë.

Hajdarevic në minutën e 87’ shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-0.

Pas kësaj fitoreje Ferizaj pozicionohet në vendin e nëntë me 25 pikë.

Kurse Trepça ’89 në vendin e tetë me 26 pikë.