Të shtunën gjyqtarët e futbollit do të testohen për coronavirus

Federata e Futbollit e Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të mbahen testet fizikë për gjyqtarët e futbollit, të cilët po ashtu do të testohen për coronavirus.

Po ashtu do të testohen edhe vëzhguesit e gjyqtarëve.

Gjyqtarët dhe vëzhguesit e gjyqtarëve të cilët do të testohen janë vetëm nga Superliga, ka njoftuar FFK.

Pjesëmarrësve iu është kërkuar që mos të marrin ndonjë shoqërues me vete, duke u kujdesur që t’i mbajnë maskat dhe dorëzat duke e mbajtur distancën fizike prej dy metrave.

Futbolli në Kosovës do të nis me ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës që luhën më 2 dhe 3 qershor.