Gjilani – Trepça ’89 përfundon pa fitues
07.6.2020 - 18:14
Gjilani nuk ma mundur të marrë më shumë se një barazim me Trepçën ’89, ndeshje e cila është luajtur në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit nga pika e penalltisë me Fiton Hajdarin në minutën e 40’.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve.
Mysafirët e nisën pjesën e dytë në mënyrë të mirë, pasi e barazuan rezultatin me Arb Manajn në minutën e 55’.
Pas këtij barazimi, Gjilani mbetet në vendin e tretë me 42 pikë, por me një ndeshje më shumë se Prishtina, që pozicionohet në vendin e katërt me 41 pikë.
Kurse Trepça ’89 mbetet në vendin e nëntë me 27 pikë.