
Feronikeli dhe Drenica i ndajnë pikët
25.6.2020 - 19:05
Feronikeli dhe Drenica i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0.
Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.
Feronikeli me këtë barazim ka lëshuar shansin që t’i ofrohet kreut të tabelës, pasi tani pozicionohet në vendin e pestë me 44 pikë.
Ndërkaq Drenica mbetet në vendin e shtatë me 35 pikë.
Në xhiron e ardhshme Feronikeli do të luaj me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kurse Drenica do të luaj si vendas ndaj Trepçës ’89.