Llapi mbetet pa fitore, mposhtet nga Gjilani

Gjilani ka shënuar fitore të vështirë ndaj Llapit me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshjen e nisën më mirë mysafirët duke kaluar në epërsi me Francisko Riverën në minutën e 19’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Kushtrim Shabani i Llapit shkaktoi penallti në minutën e 64’ i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Progni u tregua i saktë nga penalltia duke e barazuar rezultatin.

Gjilani mbeti me një lojtar më pak në minutën e 83’ pasi Muhamed Dubova u ndëshkua me karton të kuq.

Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Armend Halili në minutën e 87’.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë.

Kurse, Llapi mbetet në vendin e 10-të me tri pikë nga tri barazime dhe katër humbje nga shtatë ndeshje.